Baverman: Ruanda, e sigurt për emigrantët/ Në 2018 policia vrau 12 refugjatë

Baverman: Ruanda, e sigurt për emigrantët/ Në…

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman ka këmbëngulur se Ruanda është një vend i sigurt për emigrantët, pavarësisht dëshmive që 12 refugjatë kongolezë u qëlluan për vdekje nga policia atje në vitin 2018. 

Pasi pa një video zë siguruar nga BBC, sot, në programin e Laura Kuenssberg, ajo tha se nuk ishte në dijeni të këtij rasti, ndërsa shtoi se “ky mund të jetë 2018, ne po shohim 2023 dhe më tej.”

Qeveria planifikon të dërgojë disa emigrantë në Ruandë nëse ata mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme, pasi sipas Baverman Gjykata e Lartë është e bindur se Ruanda është vend i sigurt. 

Por ajo pranoi se planet po përballeshin ende me një sfidë ligjore. Sipas propozimeve të qeverisë, njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme mund të dërgohen në Ruandë me një biletë me një drejtim për të kërkuar azil atje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit