BE humb betejën ligjore për ‘ultimatumin’ e vendosur ndaj kompanisë prodhuese, çfarë do të ndodhë me furnizimin me vaksina

BE humb betejën ligjore për ‘ultimatumin’ e…

Bashkimi Evropian ka humbur një betejë ligjore në Bruksel për ta detyruar prodhuesin e barnave AstraZeneca, që ta furnizojë unionin me 120 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të qershorit.

Sipas BBC, rasti shkoi në gjykatë muajin e kaluar pasi kompania vonoi dërgesën e vaksinave vitale, derisa u zotua fillimisht të furnizonte 300 milionë doza në të njëjtën datë.

Sidoqoftë, kërkesa BE-së nuk iu aprovua nga gjykatësi në Bruksel.

Ndërkohë, gjykatësi vendosi afate për kompaninë AstraZeneca për ta furnizuar BE-në me doza gjatë stinës së verës, ose përndryshe do të përballet me gjoba të majme.

BE-ja dhe kompania farmaceutike biseduan për urdhrin e gjykatës të premten, ku Brukseli e konfirmoi pozicionin e tij dhe AstraZeneca duke thënë se e mirëpriti rezultatin.

Vaksina me dy doza e Oksford-AstraZeneca është një nga tre vaksinat e mëdha, së bashku me ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit