BE i dhuron Shqipërisë 10 000 kite testimi dhe mbi 200 000 mjete mbrojtëse

BE i dhuron Shqipërisë 10 000 kite…

Bashkimi Evropian i dhuroi sot Shqipërisë 10 mijë kite testimi dhe mbi 200 mijë mjete mbrojtëse për mjekët. Kjo ështe pjesa e parë e ndihmës prej €4 milionë të parashikuar për vendin tonë në luftën kundër koronavirusit.

Ambasadori Soreca, në një postim në Facebook shkruan se  “i dorëzoi sot Ministres së Shëndetësisë Manastirliu 400 kuti me 220.000 dorashka, 2.000 maska dhe syze mbrojtëse dhe 1.000 litra dezinfektues. 10.000 kite testimi, ventilatorët, ambulancat”.

Ambasadori në fund  shkruan se“dhe më shumë do të pasojnë së shpejti,” duke lënë të kuptohet se BE do të sjellë edhe më shumë ndihma për vendin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit