BE-ja izolon Shqipërinë edhe pa i hequr Shengenin, TIA: Ja çfarë pritet të ndodhë me fluturimet

BE-ja izolon Shqipërinë edhe pa i hequr…

Bashkimi Europian na ka izoluar edhe pa pasur nevojë që të na anulojë Shengenin.

Shqipëria dhe shqiptarët janë katandisur sot si 30 vite më parë, ku me pretekstin e koronavirusit dhe me një diktator-liberal si Rama, tashmë nuk mbetet gjë tjetër veç se të ‘mësyjmë’ drejt dyerve të ambasadave Perëndimore.

Asnjë fluturim dhe asnjë anije nuk lejohen që nga Shqipëria të udhëtojnë drejt destinacioneve të BE-së, dhe kjo gjë nuk dihet se sa do të zgjasë.

Sot dhe Aeroporti i Tiranës në një komunikatë për shtyp ka bërë të ditur vendimin e diplomatëve të EU-së.

Këta të fundit, pas një takimi, vendosën që Shqipëria të mbetet jashtë listës së shteteve, të cilave do t’u mundësohet të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Evropian. 

Ja deklarata e plotë e TIA-s:

“Situata shëndetësore në Shqipëri, duket se nuk i ka bindur zyrtarët e Bashkimit Europian që të hapin dyert për shqiptarët.

Ndaj, pas takimit të mbrëmshëm të diplomatëve të EU, Shqipëria është lënë jashtë listës së shteteve, që mundëson qytetarët të mund të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian.

Sonte pritet të zyrtarizohet lista.

Pavarësisht se kishte shumë shpresë për datën 1 korrik, të gjithë shqiptarët, të pajisur me pasaportë të rregullt, nuk do të munden të lëvizin lirisht drejt destinacioneve Shengen.

Pas 2 javësh, kjo listë do të rishikohet, ndaj të jemi të kujdesshëm, të mbajmë distancimin fizik dhe higjenën.

Mbeten në fuqi rregullat për ata që kanë pasaportë EU dhe lejeqëndrimi në shtetet e EU, për lëvizjen e lirë.

Shëndet e shpresë.

Tirana International Airport”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit