BE kërkon llogari nga AstraZeneca për vonesat në shpërndarjet e vaksinave

BE kërkon llogari nga AstraZeneca për vonesat…

Përfaqësues të Bashkimit Europian do të takohen të hënën me drejtuesit e kompanisë AstraZeneca, për të diskutuar për vonesat në dërgesat e vaksinës anti-Covid.

AstraZeneca njoftoi të premten, se do të shpërndajë më pak doza të vaksinës nga sa kishte parashikuar fillimisht, drejt vendeve të BE-së, për shkak të një defekti në prodhim.

Një zëdhënës i BE-së deklaroi se BE pret që kompania të gjejë zgjidhje për të rritur kapacitetet prodhuese sa më parë.

Në gusht 2020, kompania AstraZeneca ka marrë një parapagesë prej 336 milionë eurosh nga BE-ja për 300 milionë doza vaksinash.

Si pjesë e marrëveshjes, pagesa e BE-së do të përdorej nga kompania për të rritur kapacitet prodhuese.

Por në deklaratën e së premtes, kompania njoftoi për vonesa në dërgimin e vaksinave, thjesht duke citua ‘probleme në prodhim’ pa dhënë detaje.

Pas këtij njoftimi, vende si Austria ka paralajmëruar se çdo vonesë do të jetë e papranueshme.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit