BE kërkon të ndalojë emigrimin, përgatit shtrëngime të reja

BE kërkon të ndalojë emigrimin, përgatit shtrëngime…

Shtetet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord në një marrëveshje për të reformuar sistemin e emigracionit duke limituar numrin e njerëzve që vijnë bllokun e BE. Marrëveshja vjen pas disa vitesh diskutimi për rishikimin e rregullave të azilkërkimit.

Marrëveshja duhet të jetë e formalizuar në Këshillin e Europës të përfaqësuar nga 27 vendet anëtare dhe më pas në Parlamentin Europian që të kthehet në ligj. Reforma përfshin vetting të përshpejtuar të mbërritjeve të parregullta, krijimi i qendrave të ndalimit në kufi dhe përshpejtimin e deportimit të azilantëve të refuzuar dhe një mekanizëm solidariteti për të çliruar presionin nga vendet jugore që po përjetojnë prurje të mëdha me emrigrantë.

“BE arriti një marrëveshje historike për rregulla të reja për menaxhimin e migracionit dhe azilit.” – ka thënë Presidentja e Bashkimit Europian Roberta Metsola në rrjetin social ‘X’.

Gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se marrëveshja dhe vendimi i sotëm do të lejonte që kriza e emigracionit dhe azilit të menaxhohej nga të gjitha shtetet e Bashkimit Europian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit