BE kritikon Kosovën për “dinarin”: Keqardhje! Më parë duhej konsultim

BE kritikon Kosovën për “dinarin”: Keqardhje! Më…


Komisioni Evropian i është bashkuar kritikave të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, pas hyrjes në fuqi të një vendimi të Bankës Qendrore në Prishtinë për përdorimin e euros si monedhë të vetme dhe ndalimin e dinarit serb. Gjatë një konference për mediat në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Europian Eric Mamer shprehu keqardhjen për këtë vendim.


Komisioni shpreh keqardhjen për faktin se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake, duke marrë parasysh pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin tek shkollat dhe spitalet, duke marr parasysh se nuk ka alternativa të tjera”, tha Mamer.


Zëdhënësi i Komisionit theksoi se Kosova duhet të konsultohej para se të merrte këtë vendim.


Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret. Kemi komentuar vetëm faktin se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake. Sepse në këtë moment keni njerëz, institucione, përfshirë edhe spitale të cilat veprojnë në një kornizë, duke marrë ndihmë financiare nga Serbia, dhe ato duhet të kenë kohë të mjaftueshme që të përgatiten”, shtoi zëdhënësi i KE.


Vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për të hequr dinarin serb nga valuta e vendit nuk është pritur mirë edhe nga Shtetet e Bashkuara. Më herët, DASH ka thënë se i ka kërkuar Prishtinës shtyrjen e vendimit për ndalimin e dinarit.
Ndërkohë në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Beogradi do të gjejë institucione financiare që do të marrin licenca për të mundësuar dërgimin e parave për serbët e Kosovës. Vuçiç hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje me Bankën Qendrore të Kosovës.


Kurti ka marrë vendim për anulimin e dinarit me qëllim të spastrimit etnik të serbëve nga Kosova dhe Metohia,Ne do të gjejmë një zgjidhje. Nëse është e nevojshme, do të gjejmë banka private që do të marrin licenca gjithsesi, do të gjejmë zgjidhje për t’ua ndarë paratë njerëzve tanë”, tha Vuçiç.


Kreu i shtetit serb paralajmëroi se Beogradi do të kërkojë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të hënën për çështjen e dinarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit