BE mbylli kufijtë, ambasadori Gjerman: Mbështetje Shqipërinë për zbutjen e pasojave të COVID-19

BE mbylli kufijtë, ambasadori Gjerman: Mbështetje Shqipërinë…

Në kohën kur Shqipëria është izoluar nga BE-ja me pretekstin e koronavirusit, një tjetër qasje vjen nga përfaqësuesi diplomatik i Gjermanisë në vendin tonë.

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, thotë se, prioriteti i Presidencës gjermane do të jetë pikërisht situata me COVID-19.

Do të krijohet një “Fond Ringritjeje” ekonomike, që sipas tij, do të shërbejë për të zbutur pasojat nga kriza.

Sipas Zingraf, nga ndihma nuk do të përjashtohet as Shqipëria.

Zingraf tha më tej se, BE do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë, sa i përket zbutjes së pasojave.

Këto komente ambasadori gjerman, Zingraf, i bëri në lidhje me marrjen e Presidencës 6-mujore të BE-së, nga vendi i tij, si dhe objektivat e saj.

Zingraf shprehu gëzimin që, Presidenca gjermane ka qëlluar fill pas vendimit të Këshillit Europian, për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Por ai kujton 15 kushtet, dhe shpreson që institucionet shqiptare të përkushtohen që t’i plotësojnë ato.

Kjo, pasi kushtet duhen për t’u ulur në Konferencën Ndërqeveritare me BE-në./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit