BE miraton rregulla të ashpra që godasin gjigantët teknologjikë amerikanë

BE miraton rregulla të ashpra që godasin…

Komiteti kryesor i Parlamentit Europian, i cili harton rregulla të reja teknologjike, miratoi të martën masa që mund të prekin kompanitë e mëdha teknologjike amerikane dhe europiane, sipas Bloomberg.

Ligjvënësit votuan për të miratuar masat në projektligjin e Digital Markets Act, gjë që mund të nënkuptojë:

-Aplikacionet e mesazheve apo të rrjeteve sociale të një kompanie janë të ndërveprueshëm, për të shmangur që përdoruesit të ndihen të detyruar të përdorin njërin ose tjetrin pasi ai është aty ku ndodhen miqtë e tij

-Ndalimi i targetimit të shfaqjes së reklamave te të miturit

-Gjoba deri në 20% të shitjeve vjetore të një kompanie në rast të shkeljes së ligjit

Kompanitë e identifikuara si “gatekeepers” dhe për këtë arsye të jenë të përgjegjshme sipas DMA (Direct memory access) përfshijnë Amazon, Facebook, Google, Microsoft, Apple dhe Booking.com, dhe mund të godasin më tej edhe tregjet online Zalando e Alibaba.

Votimi ishte një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të rregullave teknologjike të BE, që duhet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Parlamenti do të nisë bisedimet me shtetet anëtare të BE dhe Komisionin në fillim të vitit 2022.

Andreas Schwab, negociatori kryesor në Parlamentin Europian e mbrojti këtë masë duke thënë se Komisioi Europian ka vetëm burime të kufizuara për të mbikëqyrur Digital Markets Act.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit