
Parlamenti Europian i ka dhënë çmimin Sakharov 2022 popullit ukrainas të përfaqësuar nga presidenti i tyre, Volodymyr Zelensky.
Nderimi më i lartë i Bashkimit Evropian iu dha “Njerëzve të guximshëm” të Ukrainës që mbrojnë vendin e tyre kundër pushtimit të pamëshirshëm të Rusisë.
Çmimi jepet çdo vit nga Parlamenti Evropian dhe vjen me një fond prej 50,000 eurosh.
Eurodeputetët nderuan luftën e përditshme të ukrainasve për të mbrojtur pavarësinë e vendit të tyre dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë përballë “luftës së paprovokuar të agresionit” të Rusisë.
“Ata po ngrihen për atë në të cilën besojnë. Duke luftuar për vlerat tona. Rrezikojnë jetën e tyre për ne,” u shpreh presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.