BE ngre alarmin: Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi!

BE ngre alarmin: Rusia po tenton të…

Bashkimi Europian ka ngritur alarmin se Rusia po përpiqet të pengojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 

Ishte një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian që tha se Moska po tenton të pengojë palët që të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Kjo është arsyeja pse BE dëshiron sa më parë normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim, raporton REL

“Ky është një propozim evropian i mbështetur nga të 27 vendet anëtare. Rusia ka bërë disa reagime, përmes ambasadorit në Beograd, duke kërkuar që të mos pranohet propozimi dhe që kjo të shtyhet derisa të mos krijohet ‘një rend i ri botëror’. Këtë e shohim si kërcënim ndaj presidentit Vuçiq që të mos e pranojë propozimin. Deri më tash nuk kemi parë se ka pasur ndikim te Vuçiçi, por ka pasur te një pjesë e opozitës në Serbi”, tha zyrtari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit