BE nis hetim ndaj faqeve pornografike për dështim në mbrojtjen e fëmijëve

BE nis hetim ndaj faqeve pornografike për…

Komisioni Europian ka hapur një hetim për katër nga faqet më të mëdha të përmbajtjeve pronografike Pornhub, Stripchat, XNXX dhe XVideos, nën dyshimet se kanë lejuar aksesin e të miturve në përmbajtje të papërshtatshme.

Faqet dyshohen se nuk kanë marrë masa efektive për verifikimin e moshës së audiencës së tyre. Kjo pasi vetëdeklarimi i moshës me një klikim është cilësuar si i papërshtatshëm.

Hetimi është hapur në bazë të Aktit të Shërbimeve Dixhitale, që synojnë të mbrojnë përdoruesit e veçanërisht fëmijët, nga përmbajtje që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor.

Nëse platformat nuk përmbushin standardet e BE-së, ato mund të përballen me gjoba deri në 6% të xhiros vjetore globale. Aktualisht, vetëm platformat me mbi 45 milionë përdorues mbikëqyren drejtpërdrejt nga Komisioni, ndërsa të tjerat nga autoritetet kombëtare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit