BE nuk i përballon financiarisht vendet e reja anëtare

BE nuk i përballon financiarisht vendet e…

Pranimi i të gjithë kandidatëve do t’i kushtonte BE-së rreth 256 miliardë euro sipas një llogaritje të brendshme nga Këshilli Evropian.

Ukraina vlerësohet se do të merrte 186 miliardë euro gjatë shtatë viteve, por këtu nuk janë përfshirë kostot e rindërtimit të vendit pas shkatërrimeve të luftës.

Ekspertja Thu Nguyen mendon se “pasojat financiare nuk do të ishin aq të larta sa sugjerojnë disa nga numrat.”  Por as ajo nuk mund të thotë saktësisht se nga do të vijnë paratë shtesë që i duhen BE.

“Është e mundur që BE të mbledhë fonde nëpërmjet burimeve të reja. Për shembull, ka diskutime rreth një takse plastike apo mekanizmave të rregullimit të CO2-isht.”

Disa nga vendet anëtare të BE-së duan ta shtyjnë përpara procesin e anëtarësimit me një shpejtësi të paprecedentë. Nëse do të kenë sukses apo jo, kjo do të varet nga përbërja e ardhshme e Parlamentit të ri Europian që do të zgjidhet në qershor.

BE-ja e shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit për zhvillimin rajonal dhe bujqësinë. Shtetet anëtare që janë më pak të pasura marrin më shumë para nga BE-ja sesa paguajnë. Tetë vendet që janë aktualisht në radhë për t’u anëtarësuar janë të gjitha më të varfra se shtetet anëtare aktuale. Turqia do të ishte vendi i nëntë kandidat për në BE, por procesi i saj i pranimit është pezulluar./DW

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit