BE rekomandon dozën përforcuese për të gjithë të rriturit

BE rekomandon dozën përforcuese për të gjithë…

Vendet europiane duhet të konsiderojnë dhënien e dozës përforcuese të vaksinës Covid-19 për të gjithë te rriturit, ka rekomanduar agjencia e shëndetit publik të Bashkimit Europian, në një ndryshim nga udhëzimet e mëparshme.Kreu i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) Andrea Ammon thotë se prioritet për vaksinat përforcuese duhet t’u jepet njerëzve mbi 40 vjeç, me dozën shtesë të dhënë të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.Rekomandimet e ECDC nuk janë të detyrueshme për shtetet anëtare të BE-së, por përdoren prej tyre për të marrë vendime për shëndetin publik.Në shtator, ECDC dhe Agjencia Europiane e Barnave këshilluan së bashku se dozat përforcuese nuk duhej t’u jepeshin urgjentisht njerëzve të vaksinuar plotësisht, duke sugjeruar që ato duhet të konsiderohen për ata me sistem imunitar të dobët dhe njerëzit e moshuar të rrezikuar nga virusi.Në një deklaratë Ammon thotë se Europa “duhet të mbyllë boshllëqet e imunitetit” duke rritur normat e vaksinimit në të gjithë kontinentin dhe vendet duhet të konsiderojnë zgjerimin e përhapjes së dozave përforcuese për të gjithë të rriturit – duke i dhënë përparësi grupmoshës mbi 40 vjeç, për të shmangur një rritje të rasteve gjatë dimrit.“Kjo është për të rritur mbrojtjen kundër infeksionit për shkak të imunitetit në rënie, i cili potencialisht mund të zvogëlojë transmetimin në popullatë dhe të parandalojë shtrimet dhe vdekjet shtesë.”Deri më tani, Bashkimi Europian në total ka administruar pak më shumë se 28 milionë doza shtesë, sipas shifrave të fundit të ECDC.Britania e Madhe ka administruar 15.6 milionë doza, krahasuar me Gjermaninë me 5.8 milionë, Francën me 5.6 milionë dhe Italinë me 4.2 milionë doza shtesë./ BBC

Përshtati: Monitor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit