BE shpërndan pako me ndihma ushqimore

BE shpërndan pako me ndihma ushqimore

150 pako me ndihmë ushqimore u dorëzuan sot për familjet në nevojë në bashkitë Elbasan dhe Gramsh. Në kuadër të situatës së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, janë mbështetur falë një pjese të fondeve IPA, disa familjeve në nevojë në dy qytetet, Elbasan dhe Gramsh.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se sot, së bashku me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe kryetarin e bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, mbyllën përgatitjet për mbështetjen e disa familjeve në nevojë në dy qytetet, Elbasan dhe Gramsh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit