BE: Shqipëria duhet të certifikojë njohuritë e fituara jashtë shkollës

BE: Shqipëria duhet të certifikojë njohuritë e…

Në Shqipëri ka shumë profesione të pa legalizuara që ulin përfitimet për vetë punonjësit dhe bëhen pengese për tregun e punës. Për shkak të nivelit të lartë të emigracionit dhe informalitetit në tregun e punës, popullsia në moshë punë zotëron zanate që janë të pacertifikuara.

Fondacioni Europian për Trajnimet, në një studim të fundit evidentoi se Shqipëria duhet të rrisë kurset profesionale me qëllim që të certifikojë njohuritë që shumë persona kanë tashmë për zanatet.

Shumë shqiptarë kanë fituar zanate të ndryshme gjatë jetës së tyre në vend ose në emigracion dhe sa i takon aftësive janë në të njëjtin nivel me ata persona që kanë përfunduar një shkollë profesionale, por janë të pa certifikuar. Kjo i pengon ata që të integrohen në vendin e punës.

 Siç tregon studimi, në Shqipëri ka shumë ofrues të kurseve profesionale sidomos nga sektori privat, por ato nuk janë të akredituar.

Në vitin 2017, nisi të funksionojë një model i mirë për certifikimin e njohurive nga puna, por u kufizua nga një vendim i qeverisë në vitin 2021.

Nëse emigrantët shqiptarë që kanë punuar jashtë vendit në prodhimin e bukës apo ëmbëlsirave dhe duan të hapin një biznes të ngjashëm në Shqipëri, nëse  nuk kanë certifikatën përkatëse nuk mund ta realizojnë.

Gjithashtu shumë të rinj me zanate kanë nevojë për certifikatë për të mundësuar kontratën e rregullt pas praktikave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit