BE shtyn sërish publikimin e progres raportit të Shqipërisë

BE shtyn sërish publikimin e progres raportit…

Progres raporti i Komisioni Evropian për Shqipërinë do të publikohet në tetor 2020. Radio Free Europe raporton se Komisioni Evropian ka shtyrë sërish publikimin e paketës së zgjerimit, dhe progres raportet për vendet kandidate, për në muajin tetor.

Ndërsa, kuadriligjor i bisedimeve mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat morën dritën jeshile muajin e kaluar, do të paraqitet në muajin qershor.

Sipas RFE, arsyeja e shtyrjes është për shkak të pandemisë dhe mungesës së burimeve njerëzore për të përpiluar këto dokumente, që përfshin një analizë të procesit të anëtarësimit për secalin vend individualisht.

Vitin e kaluar paketa e zgjerimit u publikua në maj, pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Që prej 2018, u planifikua se progress raportet do të publikoheshin në prill, por ky është viti i dytë radhazi, që ky afat shtyhet.

Raportet e publikuara në tetor, do të përfshijnë me siguri zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit