BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit: Është kërcënim për të gjithë rajonin, ta izolojmë

BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit:…

Bashkimi Europian ka rënë dakord të zgjerojë sanksionet ndaj Republikës Islamike që do të synojnë kompanitë e përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave, pas sulmit hakmarrëse të Teheranit ndaj Izraelit. Megjithatë numri konkret i individëve apo edhe e kompanive do të njoftohet në një moment të dytë.

“Ne mund të reflektojmë së bashku dhe të identifikojmë mjetet më të mira që mund të përdorim për të mbështetur Izraelin, popullin e tij, sigurinë dhe të drejtën e tij për të ekzistuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm shumë aktiv në nivel diplomatik dhe i angazhuar shumë me vendet e rajonit, sepse vendet e rajonit e dinë se Irani është një kërcënim jo vetëm për Izraelin.

Ai është një kërcënim për stabilitetin në rajon, kur e pamë se Irani vendosi të nisë sulmin e tij disa ditë më parë kundër Izraelit. Për këtë arsye, angazhimi në rajon është thelbësor dhe ne duhet të izolojmë Iranin, të vendosim sanksione kundër Iranit dhe të punojmë me partnerët tanë”, tha Michel.

Të mërkurën Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të ndërmarrin edhe ata masa ndëshkuese ndaj Iranit.Megjithatë kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën se si do ta mbrojë veten.

Zyra e Netanyahut lëshoi një deklaratë pas takimit që pati kreu i qeverisë izraelite me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Davi Cameron dhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit