“Bearti po dridhet”/ Shpërthejnë komentet në fotot e Teas me fustan nusërie

“Bearti po dridhet”/ Shpërthejnë komentet në fotot…

Tea Trifoni ka publikuar së fundmi disa poza në “Instagram” ku shfaqet e veshur me fustan nusërie. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” duket kaq bukur dhe ka marrë komplimente të shumta.

Ndërkohë bashkëngjitur me fotot e bukura, Tea shkruan: “Duke shikuar për princin me fustanin e mrekullueshëm”.

E teksa pozat e saj kanë marrë mijëra pëlqime, në komente ndjekësit i kujtojnë asaj deklaratën që ka bërë Bearti për të kur ishin ende pjesë e emisionit “Për’puthen”.

“Bearti po dridhet s’do e lejn dridhjet sonte”, i shkruan dikush. Ndërsa një tjetër i lutet që të pajtohet me djalin nga Kosova, e t’i falë gjithçka ka ndodhur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit