Bebe Rexha fjalë zemre në shqip për nënën e saj

Bebe Rexha fjalë zemre në shqip për…

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, përveç angazhimeve të shumta në muzikë, aktive po tregohet edhe në rrjete sociale. Rexha për fansat e saj të shumtë po publikon pamje të ndryshme nga përditshmëria e saj, të cila po pëlqehen dhe komentohen mjaft nga ndjekësit. Së fundmi, bukuroshja shqiptare publikoi një imazh të fëmijërisë së saj, në të cilin shihet me nënën e saj. Ajo i shprehu dashurinë nënës përmes imazhit, të cilin e publikoi dje me rastin e Ditës së Nënave. “I love you mama Rexha @bukierex ?? zemra ime”, shkroi Bebe, krahas fotografisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit