Bebet e karantinës që nuk ekzistojnë zyrtarisht

Bebet e karantinës që nuk ekzistojnë zyrtarisht

Pandemia shkaktoi shumë ndryshime në jetën e njerëzve dhe në disa raste zhvillimet ishin aq të papritura sa nuk mendohej asnjëherë se do të ndodhin ngjarje të tilla në një kohë normale.

Një rast i veçantë është dhe për këto bebe të porsalindura. “Është një ndjenjë shumë e çuditshme kur e di që teknikisht ajo nuk ekziston ende”, shprehet nëna e re Emma Pratt nga Skocia.

Vajza e saj e vogël Skye, lindi një javë përpara se në Britaninë e Madhe të vendosej karantina për shkak të pandemisë. Ajo tashmë është 4 muajsh, por ende nuk është regjistruar.

Normalisht bebet në Britani duhet të regjistrohen në këshillin lokal brenda 42 ditësh pas lindjes, por me pandeminë e koronavirusit shumë prej këtyre institucioneve e pezulluan punën. Ato tashmë po përballen me një fluks prindërish që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit