Becchetti fitoi 110 milionë euro/ Balluku: Besojini Ramës kur shkruan në Twitter

Becchetti fitoi 110 milionë euro/ Balluku: Besojini…

Francesco Becchetti ka një dëm financiar prej 110 milionë euro të pamarrë ende nga Shqipëria, për mbylljen e televizionit ‘Agon Channel’. Biznesmeni hodhi në gjyq qeverinë shqiptare si përgjegjse direkte për mbylljen e medias së tij. E pas një kalvari të gjatë gjyqesh, peshorja e drejtësisë anon nga biznesmeni italian.

Mirëpo Edi Rama, i cili në dukje nisi një luftë deri diku personale me Becchetin, nuk e pranon se tekat e tij i kanë kushtuar shqiptarëve 110 milionë euro. Ai reagoi sërish këtë të mërkurë duke e cilësuar lajmin si nxitje për fushatë, me qëllim për të dëmtuar imazhin e socialistëve.

Ndërkohë z.kryeministrja Belinda Balluku ka marr në mbrojtje eprorin e saj duke mos njohur arbitrazhin që i jep të drejtë biznesmenit. Balluku nuk pranon humbjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit duke thënë se qeveria do të vijojë të luftojë për sovranitetin e shqiptarëve.

Më vjen shumë keq që ndjej nota kënaqësie për vendimin e CSID-it, por duhet të them që nëse i referoheni vendimeve të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, shtetet për shkak të sovranitetit kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e CSID-it. Kështu që ky është pozicioni jonë. Unë ju them që do ishte mirë t’i referoheni një tweet-i që sapo ka bërë kryeministri pasi qeveria shqiptare do të luftojë për sovranitetin e këtij vendi, ashtu siç i takon dhe do të mbrojë Republikën e Shqipërisë nga çdo lloj krimineli” – tha mes të tjerash Belinda Balluku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit