Befason Madonna/ Edhe pse me paterica, i bashkohet protestës “Black Lives Matter”

Befason Madonna/ Edhe pse me paterica, i…

Madonna ka habitur të gjithë kur u shfaq me paterica në protestën në nder të George Floyd, të quajtur “Black Lives Matter”.

Teksa i është bashkuar protestës që morën pjesë edhe shumë personazhe të famshëm si Anthony Joshua dhe Boris Becker, Madonna u shfaq me paterica.

Edhe pse është e lënduar në gju që nga turneu i saj në tetor të vitit të kaluar, 61-vjeçarja vendosi që t’i bashkohej kësaj proteste që bëri bujë në mbarë botën. Por pavarësisht se u shfaq me patericë, këngëtarja e famshme dukej në super formë.

Madonna gjatë protestës kishte veshur një bluzë të firmës ‘Nike’ me mbishkrimin “Black Lives Matter” dhe kishte vënë një palë syze dielli të mëdha.

George Floyd u vra në mënyrë diskriminuese nga oficeri i policisë dhe pamjet nga vrasja e tij bën xhiron e rrjetit ku dhe përlotën të gjithë botëm. Kjo ngjarje e tmerrshme ngriti në këmbë të gjithë Amerikën ndërsa Chauvin është arretsuar me akuzën e shkallës së tretë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit