Befason Ministri i Brendshëm: E kam menduar disa herë largimin!

Befason Ministri i Brendshëm: E kam menduar…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka treguar se nuk ka pasion për pushtet dhe post. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku në emsionin e tij “HARD TALK”, Lleshaj tha se nuk jeton me postin dhe e mendon largimin si një gjë që nuk e ka marrë me tapi.

Pjesë nga intervista

Jeni ministri i Brendshëm i 63-të në historinë e shtetit shqiptar. Si e parashikoni, si do të largoheni nga kjo zyrë?

Lleshaj: Falë Zotit nuk ndihem i lidhur pas këtij posti. Madje që kur kam ardhur në këtë detyrë kam vendosur një objektiv që ta zhvilloj jetën time, ta kufizoj në ato nivele saqë kur të iki, të ndihem i çliruar, ta ndiej sikur kam rifituar lirinë time.

E ke menduar ndonjëherë që mund të largohesh?

Lleshaj: Patjetër! Me idenë e largimit jam në çdo cast. E zhvilloj jetën time në këtë detyrë në atë mënyrë që kur të largohem të ndihem i fituar. Dhe do të jem vërtet i fituar, sepse do të fitoj lirinë që nuk e kam sot. Largimi është gjëja më e thjeshtë që do të kem. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit