Begajt i japin 6 mln lekë për dorën, Dermatologjia në QSUT nuk ka aparatura për zbulimin e kancerit

Begajt i japin 6 mln lekë për…

Buxheti i shtetit ka 18 milionë lekë të vjetra për dorën e e thyer të presidentit Bajram Begaj dhe për sëmundjen enigmatike të këshilltarit të tij, por jo për shqiptarët. Shërbimi i dermatologjisë në QSUT, nuk ka patur kurrë një aparat dermatoskopi. Kjo pajisje shërben për kontrollin e nishaneve dhe identifikimin e melanomës në faza të hershme. Ky lloj kanceri i lëkurës është edhe më i rrezikshmi, ku çdo vit merrë jetë.

Për të kontrolluar nishanet, shqiptarët i drejtohen klinikave private ku një vizitë normale varion nga 30 deri në 50 mijë lekë të vjetra. çdo vit në vendin tonë diagnostikohen dhjetra raste me kancerin e lëkurës, por Ministria e Shëndetësisë as që e ka vënë ujin në zjarr për këta pacientë.

QSUT thotë se shumë shpejt do të vendosin një pajisje për diagnostikimin e kancerit të lëkurës, por deri më sot nuk ka asgjë konkrete. Deri sa kjo të ndodhë, shqiptarët do t’i lënë lekët nëpër klinika private. “Shëndetësia flas” por edhe “shëndetësia shpërblyese” duket se është vetëm për zyrtarët e lartë të shtetit, që ende nuk janë ngopur duke zhvatur qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit