Bëhen viralë në TikTok, historia e vajzën nga Vlora që u martua me ganezin: Kam kërkuar shumë për ta gjetur

Bëhen viralë në TikTok, historia e vajzën…

Një çift shqiptaro ganez është bërë viralë në TikTok. Blendiana Mura nga Vlora, është kthyer në trend në Tik Tok. Ajo poston vazhdimisht video të këndshme me partnerin e saj nga Gana, Michael Akromah.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi historinë e tyre të dashurisë.

“Jemi njohur në Venecia. Faktikisht ai dilte me një shoqen time dhe unë e pash me kete shoqen time dhe i thash komplimenti. Edhe pastaj ky nuk ma vari fare dhe dilnim vetëm si shokë.

Edhe pas një viti kërkova nëpër Instagram dhe nuk e gjeta, por e gjeta në Tik Tok. I shkruajta, nga ajo që ky është DJ dhe kërcen, po shikoja mos kishte ndonjë video duke kërcyer dhe e pyeta ku i kishte videot, ky nuk ma vari prap”, rrëfeu Blendiana.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit