Bëhet personi i dytë më i pasur në botë, Elon Musk kalon Bill Gates

Bëhet personi i dytë më i pasur…

Në mënyrë mbresëlënëse, Musk ka shtuar 100.3 miliardë dollarë në vlerën e tij neto këtë vit, që është më shumë sesa ka arritur dikush tjetër në listë. Megjithatë, ai është ende larg vendit të parë, i cili kryesohet nga CEO i Amazon, Jeff Bezos. Ai aktualisht ka një vlerë marramendëse prej 182 miliardë dollarësh.

Vetëm disa ditë më parë, Elon Musk ishte 8 miliardë dollarë larg nga tejkalimi i Bill Gates si personi i dytë më i pasur në botë … Kjo është sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i cili të hënën renditi shefin ekzekutiv të Tesla Inc. me një pasuri prej 127.9 miliardë dollarësh mbi Gates me 127.7 miliardë dollarë për herë të parë.

Siç thuhet më tej, Musk ka përfituar nga rritja masive e aksioneve të Tesla-s, e cila është ngritur për më shumë se 520%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit