Bëhuni gati! Lufta në Lindjen e Mesme pritet të rrisë çmimet në Shqipëri

Bëhuni gati! Lufta në Lindjen e Mesme…

Shqipëria është një vend i brishtë ndaj luftërave. Edhe pse ato zhvillohen milje larg, diku në Lindjen e Mesme, ndikimi që janë tek ne është i lartë. Së pari vartësia e importeve dhe së dyti abuzimi që qeveria bën me fjalën luftë, bën që shqiptarët të varfërohen me shumë se ukrainasit, rusët, izraelitët apo iranianët.

Importi më i madh i karburanteve kryhet nga vendet e Lindjes së Mesme ndaj konflikti midis Iranit dhe Izraelit mund të ndikoje në rritjen e çmimit të energjisë, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Shqipëria importon nga Lindja e Mesme rreth 13%, çka do të thotë se marrëdhënia e Shqipërisë me Izraelin dhe Iranin kanë lidhje ekonomike.

Qeveria shqiptare i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin si pasojë e sulmeve kibernetike që ndodhën në faqen e administratës.

Irani zë një pjesë fare të vogël të shkëmbimeve tregtare në vendin tonë, me një vlerë prej 0.03%.

Marrëdhënia diplomatike dhe ekomomike mes Shqipërisë dhe Izraelit ka qenë prej 32 vitesh reciproke dhe gjithëpërfshirëse. Marrëdhëniet ekonomike janë forcuar vitet e fundit. Gjatë 2023 totali i importeve arriti vlerën 4.3 miliard lekë, importet më të larta janë ato të lëndëve djegëse, mineraleve dhe vajrave.

Në drejtim të investimeve të huaja bie në sy prania e disa vendeve të Lindjes së Mesme, por më një peshë të ulët, përveç Turqisë e cila është ndër investitorët kryesorë.

Vendi ynë varet nga importet, pra konflikte ne Lindjen e Mesme mund të pasqyrohen në Shqipëri si pasojë e efektit zinxhir. Lindja e Mesme është një pikë strategjike me interes të lartë gjeopolitik për shkak të pasurisë minerale, gazit natyror dhe naftës.

Ju kujtojmë se me nisjen e luftës Ukrainë-Rusi, vendi ynë u prek nga inflacioni i lartë, rritja e çmimeve të shportës, dhe rritja e nivelit të varfërisë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit