Bekim Balaj i çon 10 mijë € rroba Luizit/ Babai i futbollistit të Kombëtares del kundër

Bekim Balaj i çon 10 mijë €…

Tre muaj pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkodrani Luiz Ejlli mund të themi se është shndërruar në një fenomen të vërtetë. Sikurse e tha edhe e dashura e tij Kiara Tito, Luizi hyri në shtëpi me një valixhe, por tani rrobat nga më të shtrenjtat nuk i llogariten. 

Së fundmi, në media ka qarkulluar një lajm ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar plot 10 mijë euro për veshjet e tij. Mirëpo një reagim vjen në rrjetet sociale nga babai i futbollistit të Kombëtares, Klaus Gjasula, i cili duket se nuk e ka aspak qejf Kiarën, aq më pak Luizin. 

Fatmir Gjasula, babai i Klausit, shkruan: “Shkoni jepjani fukarait që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.

Kujtojmë që Klaus Gjasula ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit