Ndihmoni Bekimin:
Emri i llogarisë: Melaize Murataj
IBAN: AL24 9022 6258 0251 4007 1688 8786
Numër telefoni: +355 67 62 54 257
Një histori prekëse vjen nga Vlora, ku një 35-vjeçar i quajtur Bekim Nelaj prej dy vitesh ndodhet në karrocë pas një aksidenti të rëndë në punë. Ai ra nga një skelë pune në Greqi, e cila u thye në mes. Për shkak se punonte pa dokumente, nuk ka përfituar asnjë mbështetje financiare nga autoritetet.
Gjendja e tij është bërë edhe më e rëndë pasi bashkëshortja e braktisi sapo mësoi se Bekimi do të mbetej në karrocë. Sot ai jeton me prindërit e moshuar, ndërsa ka edhe një vajzë të vogël vetëm 5-vjeçe.
Familja thotë se deri tani e kanë mbajtur me mundësitë e tyre, por nuk kanë më kapacitet financiar për ta dërguar në terapitë e specializuara që i nevojiten.
“Ju lutem me dorë në zemër, duam ta çojnë në ndonjë terapi të specializuar por nuk kemi të ardhura financiare. Deri tani e kemi ndihmuar ne motrat dhe vëllezërit dhe s’kemi më mundësi. Respekte për të gjithë ju, kush ka mundësi të na telefonojë në numrin e telefonit +355 67 62 54 257,” shkruajnë familjarët.
Familja u bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të kontribuojnë sipas mundësive, duke theksuar se çdo ndihmë është e vyer për të rikthyer shpresën.
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/dQbRTkKZpqQ” title=”Bekimi ka nevojë për ndihmën tuaj: Nuk kujdesem dot për vajzën 5 vjeçe” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>