"Bela vasalja e mbretit tregoi SPAK-ut vjedhjen e buxhetit"

“Bela vasalja e mbretit tregoi SPAK-ut vjedhjen…

Një grup të rinjsh janë mbledhur përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kanë zhvilluar një protestë kundër ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kritike ndaj saj dhe kanë kërkuar transparencë lidhur me hetimet e nisura nga organi i akuzës.

Në një prej pankartave të shfaqura gjatë tubimit shkruhej: “Bela vasalja e mbretit tregoi SPAK-ut vjedhjen e buxhetit”. Protesta u zhvillua në një kohë kur SPAK pritet të ndërmarrë veprime të reja procedurale lidhur me hetimet ndaj Ballukut.

Hetimet lidhen me tenderët për lotet 5, 6 dhe 7 të Unazës së Madhe, ndërsa më herët është bërë e ditur se organi i akuzës po shqyrton mundësinë e zgjerimit të hetimeve dhe zgjatjes së afatit me tre muaj. Deri në këtë fazë, çështja vijon të jetë nën hetim nga SPAK.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit