Beleri në burg, Rama ka në dorë emrin që do vendosë në bashkinë e Himarës

Beleri në burg, Rama ka në dorë…

Kryeministri Rama ka paralajmëruar largimin e Jorgo Goros nga detyra e drejtimit të Bashkisë së Himarës.

Përmes një postimi në Twitter ku thekson se vendimi i Kushtetueses konfirmon se çështja Beleri i përket drejtësisë, Rama theksoi se arsyetimi i gjykatës për moslirimin e Belerit, po ashtu bën të kuptohet se edhe “kandidati humbës” nuk mund të qendrojë në krye të Bashkisë së Himarës.

Në këtë mënyrë, Rama bën të qartë se nuk do e shkarkojë Belerin nga detyra pa përfunduar gjyqi. Por edhe nënvizon se Jorgo Goro nuk mund të qëndrojë më në zyrën e kryetarit të bashkisë së Himarës. Kryeministri thotë se si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO-së është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, asesi e politikës apo kurrsesi e organeve të qeverisë qendrore.

Por si zgjidhet ky ngërç?

Në vendimin e gjykatës, thuhet se zgjidhja është te gjetjet e një analize të modeleve europiane në zgjidhjen e ngërçeve të ngjashme, kur pushteti vendor nuk është në gjendje të ushtrojë detyrën. Sipas gjykatës speciale, në këtë rast qeveria qendrore e cila ndërhyn për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve publike. Gjykata thotë se i takon qeverisë që të gjejë zgjidhje.

Në këto kushte, pritet që kryeministri të caktojë një person në krye të bashkisë Himarë, deri në përfundim të gjyqit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit