Belgjika vendos masa të rrepta ndaj Shqipërisë për shkak të Covid-19

Belgjika vendos masa të rrepta ndaj Shqipërisë…

Qeveria e Belgjikës ka rikthyer kufizimet për shtetasit shqiptar për shkak të situatës së Covid-19. Duke u bazuar në rekomandimet e BE, Belgjika vendosi të rikthejë kufizimet për disa vende të Ballkanit perëndimor si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Të gjithë shtetasit nga këto vende të Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë drejt Belgjikës vetëm nëse janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Më pas pasi hyjnë në territorin belg duhet të bëjnë një test për Covid-19 ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë dhe nëse ditën e shtatë dalin negativë atëherë do të dalin nga karantina. Nuk mund të udhëtojnë nëse nuk kanë një arsye të rëndësishme dhe për udhëtimin nevojitet konfirmim nga ambasada belge në Bullgari.

 Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]

Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit