Belind Këlliçi: Basha ka vjedhur zyrën time dhe të dhëna personale

Belind Këlliçi: Basha ka vjedhur zyrën time…

Belind Këlliçi është në pritje të policisë pas denoncimit që bëri që ishte kërcënuar dhe ishte vjedhur zyra e FRPD, ndërsa ka theksuar se pas kësaj bastisje fshihet Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, ish-kreu I Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka përsëritur akuzat, ndërsa ka deklaruar se Basha ka vjedhur zyrën dhe të dhënat e tij personale.

Belind Këlliçi:

Zyra ka qenë me brava të ndërruara, me çelsa të ndërruar dhe e boshatisur. Zyra ime sot është vjedhur. Përgjegjës bëj drejtpërdrejt Lulzim Bashën!  Në zyrën time janë vjedhur të dhëna personale, USB me materiale personale. Ju bëj me dije se ka patur të rinj që janë ankuar se janë kercënuar dhe intimiduar nga persona të armatosur. Të mbrosh karriken me armë kjo nuk është normale në vitin 2021. Ne do të vazhdojmë punën tonë. Nëse mendojnë se trembemi e kanë gabim, thjesht diskretitojnë veten e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit