Belind Këlliçi denoncon në SPAK Gentian Myrton: Dorëzova një USB ku faktohet se kërkon mijëra euro për një shërbim publik

Belind Këlliçi denoncon në SPAK Gentian Myrton:…

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka depozituar ditën e sotme një kallëzim në SPAK ndaj kreytarit të Njësisë Administrative Vaqarr, Gentian Myrto.

Këlliçi bën me dije se ka dorëzuar në SPAK një USB, ku ndodhet një material që fakton se Myrto i ka kërkuar mijëra euro rryshfet një qytetari në lidhje me ofrimin e një shërbimi publik ndaj pronës së tij që ai e ka për detyrë me ligj ta bëj.

Këlliçi bëri me dije se materialin që disponon do ta bëj publik në orët që vijojnë.

“Kam bërë detyrën time ligjore dhe kam dorëzuar pranë kësaj prokurorie një material ku vërtetohet se kryetari i Njësisë AdministrativeVaqarr, i ka vjedhur pronën një qytetari.

Hetimi ka të bëj me krim zgjedhor, i bëj thirje SPAKU-t ta hetojë këtë ngjarje dhe të ndëshkohen personat përgjegjës

Është e paimagjinueshme për mua që kam 12 javë në fushatë zgjedhore në zonën e Vaqarrit dhe 1 në 2 banorë më ankohet për grabitjen e pronës.

Kemi marrë dhe këtë provë dhe këtë fakt të cilin e kam dorëzuar në Prokurori.

Flitet për një pazar nga ana e kryetarit të Njësisë Administrative Vaqarr Gentian Myrto, i cili i kërkon rryshfet në lidhje me një shit-blerje prone.

Të gjithë mund të jenë të barabartë përpara ligjit, dhe nuk mund t’i vidhet prona një qytetari.

Gentiaan Myrto është kapur në flagrancë ditën e djeshme në një rast tjetër të denoncuar nga unë, ku janë mbledhur karta identiteti në këmbim të blerjes së votës. E kemi me video që shefi i komisariatit nr.6 Islam Haka, ka manipuluar provat.

Kam dorëzuar një USB një material që më është dorëzuar nga një qytetar. I takon Prokurorisë të bëjë hetimet dhe të zbardhë ngjarjen, ku nënpunësi shtetëror i kërkon një qytetari mijëra euro për t’i ofruar një shërbim publik që e ka për detyrë ta bëj”, tha Këlliçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit