Belinda Balluku: Lushnja do të ketë 24 orë ujë

Belinda Balluku: Lushnja do të ketë 24…

Premtimet me ujë të pijshëm nisën. Sapo u çel zyrtarisht fushata, e para që mori stafetën e premtimeve për ujë të pijshëm ishte zv.kryeministrja Belinda Balluku. Pas 32 vitesh demokraci dhe pas 10 vitesh në pushtet të socialistëve, Shqipëria vuan ende për ujë të pijshëm. Një nga vendet me burimet më të mëdha nëntokësore të ujit, vijon të jetoj si në mesjetë.

24 orë ujë u ka premtuar Balluku qytetarëve të Lushnjes. Meritat e fushatës i ka marrë e vetme, duke mos u paraqitur krah kryebashkiakes së Lushnjes, apo as krah drejtuesit të qarkut, Taulant Balla. Gjatë premtimit për 24 orë ujë, Balluku u premtoi rritje pagash edhe punonjësve të Ujësjellësit.

“Mbi 14 mijë qytetarë do të përfitojnë shërbim 24 orë sipas të gjitha kushteve të kërkuara dhe parametrave evropian. Me një menaxhim të mirë, punë edhe fitim të mirë edhe pagat të sektorit të ujësjellësit, por edhe ndërmarrjet e agreguara do të kenë eficencë financiare.”, tha Balluku.

Partia në pushtet po vijon të përdori të gjitha burimet shtetërore për të përfituar vota në zgjedhjet vendore të 14 majit. Premtimet janë të njejtat ndër vite dhe i vetmi ndrshim është propaganda që modifikohet sipas fushatës elektorale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit