Belinda Balluku bën “rrush e kumblla” lekët e shqiptarëve, humb miliona euro duke shitur energji shumë lirë

Belinda Balluku bën “rrush e kumblla” lekët…

Shpërdorimi i pushtetit nga qeveria socialiste e cila po gëzon mandatin e tretë nuk ka të ndalur. Pasi kanë dhënë me koncension gjysmën e Shqipërisë, u kanë falur bregdetin oligarkëve më të afërt dhe ka humbur miliona euro me vendime e padrejta në Gjykatën e Strasburgut, tashmë radhën e ka energjia elektrike.

Sezoni i verës po vjen e bashkë me të do vijë edhe mungesa e reshjeve, çka mund të ndikojë në mungesën e energjisë. Por kjo gjë nuk i intereson Belinda Ballukut, e cila aktualisht mban dy poste të rëndësishme, atë të zv.kryeministres dhe ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës. Ballukur, për 6 ditë, nga data 6-12 maj ka shitur një sasi energjie prej 60 mln këh, ndërkohë që çmimi që KESH ka aplikuar është 54 euro/MWH. Kjo sasi energjie nuk është shitur referuar çmimit në bursë, që pothuajse është dy herë më i lartë se ai që ka aplikuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Energjia është shitur përmes platformës elektronike ëëë.trading.kesh.al.

Nëse do ti bëhet një krahasim çmimit të aplikuar nga KESH me atë që për të njëjtën periudhë ka pasur në bursën hungareze HUPX, diferenca mesatare është 37 euro/MWH. Pra në bursën hungareze çmimi mesatar llogaritet 91 euro, ndërkohë që KESH ka aplikuar çmimin 54 euro/MWH.

Nuk dihet se kujt burse apo situate mund t’i jetë referuar KESH për caktimin e çmimit të energjisë, por nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Korporata ka humbur 2.3 mln euro. Me çmimin që ka shitur energjinë, KESH ka arkëtuar 3.2 mln euro, ndërkohë që nëse i referohemi çmimit të bursës ndërkombëtare do të arkëtonte minimalisht 5.5 mln euro. Dhe paradoksi tjetër është fakti se ndërsa KESH shet energjinë, vijon përgatitjet për kolaudimin dhe vënien në punë të dy anijeve që duhet të prodhonin energji. Dhe për dy anijet e emërtuara “Tigri1” dhe “Tigri3” kontrata parashikon që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, edhe nëse dy anijet nuk do të vihen asnjë ditë në punë.

Kjo lëvizje e fundit e zv.kryeministres, që po u “ha kokat” socialistëve të tjerë dhe po tenton dominimin më të madh, është një rrezik për shqiptarët, të cilët ndihen të kërcënuar nëse mund të kenë rritje të çmimit të energjisë, në rast se do të ketë mungesë të rreshjeve në periudhën në vazhdim. Ose Balluku do të dalë sërish me filozofinë e saj, që njerëzit të vendosin dushin një herë një javë, apo mund të shpik edhe ndonjë teori të re, duke u kërkuar qytetarëve që të ngrohin ujin në diell.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit