Belinda Balluku: E hoqëm fashën 800 kwh se qytetarët u sensibilizuan

Belinda Balluku: E hoqëm fashën 800 kwh…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri,  Belinda Balluku, ka bërë me dije se vendimi për fashën prej 800 kwh, i marrë në fillim të muajit shtator u hoq, pas sensibilizimit të qytetarëve.

Sipas saj,  nuk ka qenë Shqipëria e para që e ka marrë si vendim, pasi kjo ka të bëjë me konsumin e shtuar dhe me pamundësinë e gjetjes së energjisë në treg.

Gjatë deklaratës në “SOT” për Euronews Albania, ajo sqaroi se fasha vijon të jetë në fuqi, thjesht aplikimi nuk do të fillojë në tetor, për dy arsye: “Konsumi është ulur ndjeshëm edhe për shkak të kushteve atmosferike dhe qytetarët janë sensibilizuar”.

Balluku tha se që prej fillimit u qartësua se fasha do të variojë në varësi të kushteve të kaskadës së Drinit dhe kërkesës së tregut.

Në këto kushte, theksoi ajo, aplikimi nuk ka pse të nisë që në tetor, duke qenë se ka mjaftueshëm energji.

“Nga rreth 17 mijë megavat/orë që i kërkohej KESH-it nga operatori i shpërndarjes në fillim të shtatorit, sot i kërkohet rreth 11 mijë megavat/orë”, përfundoi Balluku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit