Belinda Balluku përkëdhel sërish ‘pashain Gjikuria’, 2.7 miliardë lekë tender në Dhërmi

Belinda Balluku përkëdhel sërish ‘pashain Gjikuria’, 2.7…

Të privilegjuarit e Rilindjes vazhdojnë atë që dinë të bëjnë më mirë, edhe në kohë pandemie.

Jo vetëm me miliona, por miliarda lekë nëpër tendera, i fitojnë gjithmonë pak emra, të lidhur ngushtë me pushtetin.

Ndërkohë, populli i thjeshtë nuk ka para as për një javë pushime.

Një ndër kompanitë që ka marrë miliarda në mënyrë të pabesueshme dhe për më tepër në një afat kohor shumë të shkurtër, është edhe firma “GJIKURIA” e drejtuar nga Milo dhe Florenc Gjikuria.

Vetëm pak ditë më parë, kjo kompani mori nga Belinda Balluku plot 4,5 miliardë lekë të vjetra me TVSH për trajtimin e ujërave te ndotura në Drimadhë, ndonëse një kompani tjetër kishte ofruar 400 milionë lekë më pak.

Ndërsa sot, vetëm pak ditë më pas, publikohet një tjetër tender i cili është fituar përsëri nga “GJIKURIA” në bashkëpunim me dy operatorë të tjerë.

Bëhet fjalë përkatësisht për “4 AM” Shpk e drejtuar nga Ardit Metalia (pas të cilit ka zëra se fshihet oligarku Bashkim Ulaj), dhe “REJ” Shpk me administrator dhe ortak mazhoritar Luan Kapri.

Tenderi në fjalë mban referencën me numër REF-59582-06-02-2020 dhe ka për objekt “Furnizimi me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi”për një afat kohor prej 12 muajsh.

Ky bashkim operatorësh ka ofruar vlerën 225,992,608 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2,7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë tre kompani, nga të cilat “GJIKURIA” me shokë është shpallur fituese me vlerën e mesipërme e cila kap 96,49% të fondit limit, çka do të thotë se më shumë shanse një pjesë e mirë e këtyre parave do të shkojnë në xhepat e fituesëve.

Ja pra, siç e shikoni, kompania “GJIKURIA” ka marrë rreth 7,2 miliardë lekë të vjetra në vetëm pak ditë nga institucionet në varësi të Belinda Ballukut. Ka lezet, apo jo Belinda?

/Burimi: JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit