Belinda Balluku: Shqipëria është një grua e vuajtur, si unë

Belinda Balluku: Shqipëria është një grua e…

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrikturës Belinda Balluku, njëherazi zv.kryeministre dhe drejtuese politike e qarkut të Dibrës, ka thënë se është një grua e vuajur, me halle dhe probleme. Në një fjalim elektoral përpara grave dibrane, Balluku është shprehur se Shqipëria është një vend me probleme duke e paralelizuar me një grua të vuajtur gjatë jetës.

E ne mesin e këtij paralelizmi futi edhe vuajtjet e grave dibrane si dhe vuajtjet e saj si grua. Ndonëse ka 10 vite që qeveriset nga socialistët, Shqipëria nuk ka ngritur kurrë kokë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Kjo nuk është një fjali e rëmdomtë e përdorur apo thënë kudo për një realitet teksa sheh shifrat e të larguarve nga vendi për shkaqe ekonomike në vitet e fundit.

“Shqipëria është grua, është si ju, si unë. Shqipëria është si ne. Është një grua e vuajtur që është dashur të kalojë halle dhe probleme si të gjitha gratë që duhet të jenë më të përgjegjshme se burrat, si nënat tona që na kanë rritur me halle. Si unë edhe si ju që duhet t’i rrisim fëmijët dhe të kujdesemi për prindërit tanë. Shqipëria është si ne dhe e dini pse sepse nuk ka kohë për të humbur. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të ecë vetëm përpara sepse duhet të rrisim fëmijët tanë në një vend siç e meritojnë, në një vend që zoti i ka falur pasuritë natyrore. Por këto duhen bërë me punë.”, tha Balluku.

Padyshim gratë dibrane janë të vuajtura, më të vuajtura ndoshta se vet Shqipëria. Flasim këtu për gratë e Bulqizës që mbledhin krom gjithë ditën, si të vetmen mundësi jetese. Shumë prej tyre janë të veja pasi burrat u janë vrarë në minierën është pasuruar një oligarkë i vetëm që qeveria e bekoi në shfrytëzimin e minierës. Të vuajtura janë dhe gratë e Klosit e Peshkopisë që duhet të punojnë tokat pasi burrat e djemtë janë larguan në emigrim.

Por kurrësesi nuk mund të kuptojmë vuajtjen për të cilën flet ministrja Belinda Balluku. Që nga viti 2004 kur i hyri politikës, Balluku është paguar me taksat e grave dibrane dhe grave në gjithë Shqipërinë. Ajo s’ka punuar asnjë ditë për pagën e saj, pasi paratë i vinin nga taksat e shqiptarëve, eskorta dhe karburanti që lëviz po ashtu paguhet nga taksat e grave shqiptare. Ushqimi, telefoni, dietat, shërbimet, udhëtimet, të gjitha para të cilat nuk kanë dal nga xhepi i Ballukut por nga xhepi i burrave dhe grave të vuajtura shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit