“Bella ciao” pushton xhamitë për Ramazan, revoltohen turqit (Video)

“Bella ciao” pushton xhamitë për Ramazan, revoltohen…

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur në një xhami në Turqi ku në vend të ezanit “zërit” të Hoxhës është dëgjuar kënga “Bella Ciao” e serialit spanjoll ‘La Casa de Papel’.

Kjo ka revoltuar banorët përreth e po ashtu autoritetet. Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar.

Prokuroria e Smirnes ka nisur një hetim për rastin në fjalë dhe videot e shpërndara, duke e quajtur këtë që ndodhi fyerje ndaj vlerave fetare.

Edhe në rrjetet sociale është kritikuar mjaft një veprim i tillë.

/Shekulli 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit