Jude Bellingham ishte një nga protagonistët e festës së Anglisë, por këtë herë jo vetëm për paraqitjen në fushë. Mesfushori i “Tre Luanëve” dhuroi një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, Bellingham u pa duke imituar ecjen karakteristike të Erling Haaland, një gjest që u prit me shumë humor nga tifozët dhe u komentua gjerësisht në platformat sociale. Videoja u bë virale brenda pak minutash, me shumë fansa që e cilësuan momentin si një nga më argëtuesit e mbrëmjes.
Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte përqafimi i ngrohtë mes Bellingham dhe Harry Kane. Dy yjet e Anglisë shkëmbyen një përqafim plot emocion, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që kanë brenda grupit.
Kimia mes tyre është bërë shpesh objekt diskutimi, ndërsa tifozët besojnë se uniteti dhe fryma e skuadrës janë ndër armët më të forta të Anglisë në këtë Botëror. Momenti mes Bellingham dhe Kane u prit me entuziazëm, me komentet në rrjet që vlerësonin jo vetëm humorin e 23-vjeçarit, por edhe pasionin dhe respektin që ekziston mes dy liderëve të ekipit.