Jude Bellingham nuk është vetëm një nga yjet e Real Madridit. Mesfushori anglez po tregon gjithnjë e më shumë edhe një tjetër karakteristikë që e bën të veçantë: nuk i lë vetëm shokët e skuadrës.
Edhe pas sfidës së mbrëmshme ndaj Interit, vëmendjen e mori momenti kur Bellingham u shfaq në mbështetje të Marc Cucurella-s, duke treguar edhe një herë se për të, skuadra vjen përpara gjithçkaje.
Bellingham është nga ata lojtarë që nuk mendojnë vetëm për veten. Kur një prej shokëve të tij vihet në vështirësi apo përballet me kundërshtime, ai është aty për ta mbështetur. Një lider nuk është vetëm ai që shënon apo bën diferencën në fushë, por edhe ai që qëndron krah shokëve të tij.
Dhe kjo është ajo që po tregon Jude: lufton për stemën, por edhe për njerëzit që e mbajnë atë bashkë me të. ⚽
Një gjest i vogël, por që tregon shumë për karakterin e tij.