Belo Këlliçi i ngre gishtin e mesit Erion Veliajt

Belo Këlliçi i ngre gishtin e mesit…

Fushata për Tiranën është një fushatë ‘jetë a vdekje’ për demokratët, e sidomos për Belind Këlliçin që kërkon të arrijë majat e politikës shqiptare. Belo, siç edhe e thërrasi me përkëdheli, ka nisur t’i bëjë luftë të hapur Lali Erit. Të dy luftojnë për karrigen e Tiranës, njëri për t’u ulur e tjetri për të mos u çuar.

E në këtë pikë po përdoret jo vetëm fushata klasike elektorale, por edhe provokimet e orientuara me gjasa nga eksperët izraelit të fushatave zgjedhore në Shqipëri.

Këtë herë Belo Këlliçi ka vendosur t’i ngrejë gishtin e mesit korrupsionit në Tiranë, e si rrjedhojë vetë Erion Veliajt. Nën sloganin “Tirana në duart e tua”, Këllici ka ndryshuar format duke treguar duart e tij përballë kundërshtarit politik dhe korrupsionit të shkaktuar nga Veliaj sipas tij.

Një mesazh i cili lë vend për interpretim nëse Belo do ta luftojë korrupsionin në rrugë institucionale e ligjore, apo duke përdorur gishtat e mesit. E nëse gallata, tallavaja, shfaqet televizive apo gajasjet me meme janë prioritet për të fituar vota në radhët e demokratëve, Belo duket më i ngjashëm me Lali Erin dhe Ramën sesa me shqiptarët e zakonshëm që kanë 10 vite nën qeverisjen e socialistëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit