"Bënë punë të admirueshme"/ Përzunë shitësit dhe lypësit nga rruga, Veliaj i rrit pagën Policisë Bashkiake

“Bënë punë të admirueshme”/ Përzunë shitësit dhe…

Nga 1 prilli, Erion Veliaj ka vendosur të shpërblejë për punën e tyre të palodhur policët bashkiak. Ata u endën rrugë më rrugë e cep më cep për të gjetur, ndjekur e përzënë shitësit ambulantë me dy tufa majdanoz e dy tufa spinaq nga trotuari. Nuk kursyen nëna me fëmijë, të moshuara e të moshuar, fëmijë që mblidhnin bidona e kanaçe apo edhe ata të cilët donin të nxirrnin kafshatën e gojës duke shitur pak o gjë në rrugë.

E pasi i përzunë këta nga rruga, me arsyetimin se bashkia ka bërë tregje modern, me lule e me fasada të bukura, e mund të shesin aty, policët bashkiak patën një tjetër urdhër. Çdo i varfër që lypte në rrugë po ashtu u përzu duke mos e lejuar të kërkojë pak lëmoshë. Ndonëse Bashkia e Tiranës nuk ka siguruar mjaftueshëm ushqim dhe strehim për të gjithë të varfërit, vendosi të mos i lejoi ta nxjerri bukën e gojës nëpërmjet lëmoshës.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak, Veliaj tha se policët e tij kanë bërë një punë të admirueshme në sekustrimin e spinaqit dhe qepës, kanë gjurmuar Çdo të varfër dhe e kanë përzënë nga rruga si dhe kanë dëndën në gjoba çdo qytetar se pargoi makinë 5 minuta. Për këto arsye, kryebashkiaku ka vendosur që t’u rrisë pagën, por si duket edhe për t’i mbajtur të karikuar në zgjedhjet e 14 majit.

“Aty ku trupa, ose polici bashkiak bën gabim, ikën. Por aty ku polici ka të drejtë, ku as po e dhunon atë që shet në rrugë, por me mirësjellje po i thotë, “të lutem tek tregu që është ja atje, 20 metra”, ku ndihmon fëmijët që humbasin, ku ndihmon disiplinimin e qytetit, tani të vetmit njerëz që ankohen për parkingjet, janë të njëjtit njerëz që ankohen edhe përse më vë gjobë. Policia bashkiake e bën me shumë dinjitet këtë punë, kështu që edhe në këtë sens është një forcë shumë herë më e emancipuar,” deklaroi Veliaj

Edhe pse KQZ e ndalon çdo rritje page apo bonusi social katër muaj përpara zgjedhjeve, Veliaj duket se po ndjek të njëjtën strategji si lideri i partisë së tij, që po joshë çdo shqiptarë me para nga buxheti i shtetit për t’i dhënë votën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit