Bënë gara në mes të Vlorës| Përplasen dy automjete, plagosen dy kalimtarë (VIDEO)

Bënë gara në mes të Vlorës| Përplasen…

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.  Drejtuesi i një makine tip “Honda” ka qenë duke bërë gara në mes të qytetit me një tjetër shofer. Si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës nga shpejtësia e lartë, shoferi i mjetit “Honda” është përplasur me një tjetër automjet tip “Ford”.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar dy kalimtarë, një grua dhe një djalë. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Marrëzia e këtyre drejtuesëve mund të kishte përfunduar edhe më keq në rast se rruga do të ishte edhe më e populluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit