“Bënë gjithçka për ta mbajtur botën në errësirë”, Pompeo shigjeton Kinën: Virusi doli nga laboratori i tyre, kemi prova

“Bënë gjithçka për ta mbajtur botën në…

SHBA nuk i ndal akuzat ndaj Kinës, se virusi që u përhap në të gjithë botën në vendin e origjinës ka pasur përmasa më të mëdha, dhe ka dalë nga laboratorët. Sulmi i fundit vjen nga Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo, i cili tha: “Ka prova të shumta që koronavirusi vjen nga laboratori i virologjisë së Wuhan”. Pompeo shtoi se në lidhje me virusin, “Kina ka bërë gjithçka mundet për ta mbajtur botën në errësirë”.

Më herët edhe Presidenti Donald Trump ka hedhur akuza ndaj Kinës, ndërsa paralajmeroi se do t’i kërkonte dëmshpërblim për dëmin ekonomik nga kronavorusi, me arsyetimin se mund të kishin bërë më shoumë për të ndaluar përhapjen e COVID-1.

Të njëjtën nismë për dëmshpërblim ka marrë dhe Gjermania, Britani dhe Franca, ndërkohë që vetë Kina në të gjitha rastet i ka mohuar akzuat, duke thënë se nuk ka asnjë provë që të jetë fshehur prej tyre. Nga ana tjetër SHBA ka akuzuar dhe vetë OBSH-në që ka ndihmuar Kinën në fshehjen e të dhënave për Covid 19, duke e përcaktuar virusin si një grip të lehtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit