Bënë partneritet me një kompani për zbardhjen e lëkurës, Meghan dhe Princ Harry akuzohen për racizëm

Bënë partneritet me një kompani për zbardhjen…

Meghan Markle dhe Princi Harry pas një angazhimi në një linjë të kujdesit për bukurinë, e cila  tregton kremrat për zbardhjen e lëkurës, ka krijuar shumë reagime të ashpra për promovim të racizmit  ndaj ngjyrës së lëkurës.

Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan javën e kaluar se kishin arritur një marrëveshje me Procter & Gamble (P&G), prodhues i linjës të lëkurës dhe kremave, dhe efekti që këto produkte kanë është prodhimit i melaninës, pigmentit natyror që i jep ngjyrën lëkurës.

Një ish-ekzekutiv i Procter & Gamble, ka deklaruar se Meghan ka folur shumë rreth racizmit ,ndërkohë që vet është duke “ promovuar” racizmin.

Ky veprim bie në kundërshtim me deklaratën e Meghan-it në, e cila akuzoi familjen Mbretërore për racizëm.

Së fundmi, Harry ka bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij. Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Harry e krahasoi jetën e tij në pallatin mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv. Harry tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit