Benet Beci i jep 2.5 MILIARD LEKË kushos së ish-deputetit të PS Paulin Sterkaj

Benet Beci i jep 2.5 MILIARD LEKË…

Në qytetin e traditës dhe kulturës, Shkodrën e bukur që drejtohet nga kryetari Benet Beci duket se flamurin kuq e zi e ka zëvendësuar me flamurin e kuq të tenderave publikë korruptivë.

Tendera që ngjajnë më shumë me një darkë familjare sesa me një garë të hapur. UKSH e Shkodrës në një tender të fundit na serviri një tjetër qokë mavi me vlerë mbi 2,5 miliardë lekë me TVSH. Tenderi për ujësjellësin përfundoi pikërisht te ata që do partia, kushoja i ish-deputetit të PS Paulin Sterkaj.

Tenderi ishte një shfaqje e bukur në letra ku morën pjesë 9 operatorë. Për të mos prishur “harmoninë familjare”, 8 operatorët e tjerë u skualifikuan me elegancë, duke i lënë rrugën të hapur fituesit të paracaktuar: bashkimit të operatorëve Sterkaj Shpk të Lulzim Sterkajt dhe Xhetan Ndregjonit.

Ky bashkim operatorësh nuk është thjesht një rastësi gjeografike, por një sinergji e fuqishme që përfiton nga fondet publike, duke siguruar që paratë e qytetarëve të mos largohen nga “rrethi i ngushtë”.

Ndërkohë që qytetarët e Shkodrës presin prej dekadash të kenë ujë pa ndërprerje, “të përzgjedhurit” e Bashkisë kanë derdhur lumë në xhepat e tyre taksat e popullit.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit