Benet Beci i jep tender pa garë kompanisë që u grabit nga Admir Murataj në Rinas

Benet Beci i jep tender pa garë…

Benet Beci do t’i besojë ruajtjen e objekteve shtetërore në Bashkinë e Shkodrës kompanisë “Nazeri 2000”. Në një tender pa garë, ku pjesëmarrëse ishte vetëm kompania e Durim Nazëraj, Benet Beci dhuroi afro 100 milionë lekë të vjetra. Shkelja e parë në këtë tender lidhet me faktin se dyshohet se fituesi ishte i paracaktuar, duke qënë se asnjë kompani tjetër nuk u ofrua për të dhënë shërbim. Ndërkohë të tjera dyshime mbi fiktivitetin e tenderit në fjalë lidhet me faktin se kompania “Nazeri 2000” ka dhënë një ofertë afro sa 99% e fondin limit. Dukshëm Benet Beci nuk ka bërë asnjë përpjekje për të marr një ofertë më të ulët për të kursyer sadopak nga taksat e qytetarëve, por ka përmbushur oreksin e kompanisë.

Po kush është kompania e sigurisë “Nazeri 2000”? Në 9 prill të vitit 2019, kompania në fjalë ishte përgjegjëse për sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”. Pasditen e 9 prillit, kompania po transportonte afro 10 milionë euro, kur në ato momente shfaqet brenda rrethimit Admir Murataj me bandën e tij. Të maskuar, më një furgon të “Tatimeve” dhe të armatosur, Murataj me shokë arritën të vjedhin të gjitha thasët me para të cilat kompania do t’i transportonte në një bank të nivelit të dytë.

Po ashtu në vitin 2016, po në Aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 1-2 milionë euro. Ruajtse e kësaj shume ishte pikërisht kompania “Nazeri 2000”, të cilën këtë herë e grabitën disa persona që hynë me një ‘Benz-250’ ngjyrë vishnje. Dy ngjarje tepër të rënda për të cilën kompania duhet të hetohej dhe të dënohej, mirëpo “Nazeri 2000” sot ka partnerë kryebashkiakët socialistë që u mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve. Pyetja që ngrihet është: Çfarë sigurie ofron një kompani që është grabitur me skena spektakolare? Padyshim asnjë siguri, por i sigurtë është fakti se tashmë vjedhja e parave të shqiptarëve nuk bëhet me maskime, por e ligjëruar me dokumenta tenderimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit